Një aksident i frikshëm ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Salerno-Reggio Calabria, Itali.
Drejtuesi i një kamioni ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përmbysur dhe duke përshirë në aksident edhe 7 automjete të tjera.
Mediat Italiane bëjnë me dije se në aksident kanë humbur jetën dy persona, dy avokatë të njohur në Itali, Mario Valiante, vëllai i ish-kryebashkiakut të Baronissi dhe gruaja e tij, Ëlma Fezza, këshilltare bashkiake në Salerno nga 21 qershor 2007 deri më 15 maj 2011.
Bëhet me dije se ka dhe dhjetëra të plagosur. Në vendngjarje ndodhen mjekët, ekipet e zjarrfikësve si dhe policia.