Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Muriç zyrtarisht te Ipswichi: Klubi i duhur për mua – pres me padurim fillimin e kampionatit

Muriç zyrtarisht te Ipswichi: Klubi i duhur për mua – pres me padurim fillimin e kampionatit

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriç, është transferuar zyrtarisht te klubi i ri i Premier Ligës, Ipswich Town.

Njoftimi erdhi nga vetë klubi, i cili thotë se është i lumtur për transferimin për një shumë të padeklaruar.

Portieri, i njohur si Aro, i bashkohet Blues nga Burnley, duke nënshkruar një kontratë katërvjeçare.

25-vjeçari, i lindur në Zvicër dhe që ka përfaqësuar Kosovën deri më tani 38 herë në nivel ndërkombëtar, ka luajtur rol të rëndësishëm në promovimin e Burnleyt në Premier Ligë gjatë kampanjës së vitit 2022/23, para se të paraqitej 10 herë për klubin në garë sezonin e fundit.

“Jam i gëzuar që i bashkohem klubit dhe pres me padurim fillimin”, tha Aro për “TownTV”.

“E kam parë se si luan ekipi sezonin e kaluar dhe ndjej se stili do të më përshtatet shumë, prandaj për mua ky është transferimi i përkryer”.

“Kam qenë në bisedime me menaxherin dhe me trajnerin e portierëve, Rene Gilmartin, dhe besoj se ky është vendi i duhur për mua teksa klubi ngjitet në Premier Ligë”.

“Pres me padurim fillimin e kampionatit”.

Aro do t’i bashkohet klubit në Austri ku po qëndrojnë në kampin para-sezonal.

Powered by WordPress