Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kush është Faton Hajrizi i cili po e bën lëmsh rrjetin prej më shumë se 10 ditësh

Kush është Faton Hajrizi i cili po e bën lëmsh rrjetin prej më shumë se 10 ditësh

Shërbimi Korrektues i Kosovës me datë 6 korrik të këtij viti kishte njoftuar se i dënuari Faton Hajrizi ishte larguar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, institucion i tipit të hapur. Ai është i dënuar për vrasjen e një ushtari rus, krim ky për të cilin kishte hyrë në burg në moshën 15-vjeçare. Por, për organet e rendit kjo nuk është hera e parë që përballen me ikjen e tij, këtë veprim e përsëriti për të 9-tën herë me radhë. 

Nuk shkoi gjatë dhe me datë 8 korrik Hajrizi u lajmërua. Ai zgjodhi platformën Tik Tok që të tregonte mënyrën se si u largua nga burgu dhe të kërkonte ndihmë financiare nga qytetarët.

Ai bënte thirrje që të mos lajmërohet prej qytetarëve në polici dhe të jetoj i lirë, pasi “do të kthehej vetë kur të vinte koha”.

“Këto më kanë detyruar që me marr një vendim e me dalë përkohësisht në liri. Pjesën e mbetur të dënimit edhe pse nuk pajtona me këtë drejtësi kam me u kthy edhe me mbajt, por kur atë e di unë”, dëgjohej Hajrizi në videon e publikuar në “TikTok”.

Kjo paraqitje e tij në Tik Tok, bëri bujë të madhe. Kaq i mjaftoi që ai të fillonte me postimin e videove edhe duke ushtruar në një ambient që sipas tij nuk ishte në Kosovë.

Të mërkurën ai kishte postuar një video në “TikTok” ku shihej gjysmë i zhveshur, derisa i bën disa akrobacione fizike.

 

Shteti Hajrizin e shpalli në kërkim, edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte thënë se kapja e tij ishte çështje orësh. Kjo deklaratë nuk la pa u komentuar nga vetë Hajrizi i cili u tall me ministrin Sveçla.

“A ke punu në furrë a çka osht puna se i kishe do orë të furragjisë. Nuk mun um kap ti mu, kurrë s’un um kap, o ministër i punëve të kota. Ata të cilët um kishin kap, edhe me marrëveshje, jonë në Hagë atje, që ua kisha ngu hatrin, jo lepurushat e Vetëvendosjes. Ju njohim mirë kush jeni”, kishte deklaruar ai.

ÇKA NDODHI SOT, PSE EMRI I HAJRIZIT MBUSHI BALLINAT E MEDIEVE? 

Me pretendimin se është Faton Hajrizi, i arratisur nga burgu i Smrekonicës që prej 6 korrikut, mbrëmë ishte lajmëruar përmes telefonit në emisionin “Debat Plus”.

Ai ka mohuar akuzat duke thënë se nuk është kriminel derisa ka kërkuar garanci nga shteti që nuk do të maltretohet nëse kthehet në Kosovë.

“Për deklarata që më kanë quajtur kriminel, nuk jam, as nuk kam qenë kriminel i popullit tim. Unë e kam vrarë rusin, por jo shqiptar. Për çështjen e Drenasit, atë punë vetëm ma kanë ngjitur mua; atë krejt tjetër kush e ka bërë dhe ata e dinë mirë kush e ka bërë”, ka thënë personi që pretendon se është Faton Hajrizi.

Kurse sot, ballinat e medieve sërish u mbuluan me emrin e tij. Por, jo vetëm, krejt kjo pasi edhe vëllai i tij po dyshohet për një vepër penale.

Artan Hajrizi tashmë është i kërkuari nga autoritete serbe për vrasjen e një oficerit policor në Serbi. 

Në vendin ku ndodhi vrasja sipas raporitmeve të medieve serbe u gjetën dokumentet personale të Artan Hajrizit.

Artan Hajrizi, i kërkuari nga autoritete serbe për vrasjen oficerit policor në Serbi është lajmëruar nga stacioni policor në Gjermani. Gjatë një prononcimi ekskluzivn për Gazetën Insajderi, i dyshuari Artan Hajrizi ka deklaurar se nuk është fajtor për vrasjen që po akuzohet nga autoreitet serbe.

Ndonëse, pasaporta dhe një dokument gjerman janë gjetur nga policia serbe në vendin e krimit me emrin e Artan Hajrizit, ai thotë se dokumentet identifikuese ia ka vjedhur vëllai i tij, Faton Hajrizi i cili ndodhet në arrati.

“Dokumentet mi ka vjedh. Ka ardh te unë me nejt me do shokë. Ka nejt të unë 2 orë. Kjo ka ndodh para dy dite”, tha ai.

Xhandarmëria e ‘Republikës Srpska’ aktivizohet në kapjen e Faton Hajrizit

Ministria e Punëve të Brendshme të ‘Republikës Srpska’ ka bërë të ditur se është në kërkim të Faton Hajrizit.

“Policët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Srpska janë duke marë një sërë masash dhe veprime në lidhje me personin që ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, të një zyrtari të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Serbisë i cili u vra në Loznicë”, tha Ministria e Punëve të Brendshme të ‘Republikës Srpska’, siç raporton Klix.ba, përcjell Gazeta Insajderi.

“Që nga vetë ngjarja, anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Srpska kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me kolegët e tyre nga Serbia dhe janë duke ndërmarrë një sërë masash në zonat që mbulohen operativisht nga departamentet e policisë së Zvornikut dhe Bijeljinës. Të gjitha me qëllim gjetjen dhe privimin e autorit të kësaj vepre penale, duke pasur parasysh afërsinë e kufirit të dy vendeve”, thuhet tutje.

 

 

Në kërkim përveç policëve të këtyre dy administratave janë përfshirë edhe pjesëtarë të njësiteve të xhandarmërisënjofton mediumi boshnjak.

Powered by WordPress