Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedoni > Bytyqi: Fondi Pensional para kolapsit, shumë shpejtë numri i pensionistëve mund të bëhet më i madh se numri i të punësuarve aktivë

Bytyqi: Fondi Pensional para kolapsit, shumë shpejtë numri i pensionistëve mund të bëhet më i madh se numri i të punësuarve aktivë

Ish-zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në “Daily Click” tha se Fondi Pensional sipas rishikimit të buxhetit nga qeveria e re, shumë shpejtë do të jetë para kolapsit.

“Mendoj se deficiti pensional i Fondit Pensional do të jetë mbi 50 për qind, që është periudha afatshkurtër, jo afatmesme, afatshkurtër është 1 deri 4 vjet, e padurueshme, sepse mund të sjellë një kolabim total të fondit pensional”, theksoi Bytyqi.

Bytyqi thotë se sipas gjitha parashikimeve, popullata jonë po vjetërsohet, ndërsa shumë shpejtë mund që numri i pensionistëve të kalojë atë të personave aktivë në punë.

“Ka edhe një moment shumë të rrezikshëm sepse sipas projektimeve demografike për vendin tonë. Ne jemi në situatë që popullata na vjetërsohet. Në fakt numri i pensionistëve mund të jetë më i madh se numri i të punësuarve aktivë. Kështu që në periudha 5-10 vjet unë me këtë rrugë të cilën mund ta shohim nga ribalanci, mund të projektojë se Fondi pensional nuk do të mund të servisojë nevojat e pensionistëve”, tha mes tjerash Bytyqi.

Powered by WordPress