Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Të ndryshme > Rregullatori italian nisi një hetim kundër Google për shkak të të dhënave personale të përdoruesve

Rregullatori italian nisi një hetim kundër Google për shkak të të dhënave personale të përdoruesve

Autoriteti antimonopol italian njoftoi këtë të enjte se ka nisur një hetim kundër Google dhe kompanisë së saj mëmë Alphabet, pasi dyshon se kërkesa e Google për të lidhur të dhënat personale të përdoruesve me aplikacionet dhe shërbimet e kompanisë përbën një “praktikë të padrejtë tregtare”.

Lidhja e aktiviteteve personale të përdoruesve me shërbime të tilla si Google Search, YouTube, shfletuesi Chrome ose Google Maps e ndihmon kompaninë të fitojë njohuri mbi sjelljen e përdoruesve dhe kështu t’i profilizojë ata për reklama të synuara.

Rregullatori italian deklaron se Google nuk i informon përdoruesit për pasojat reale të pëlqimit të tyre për përdorimin e të dhënave personale, raporton ANSA.

Sipas administratës antimonopol, klienti u inkurajua të merrte një vendim komercial që përndryshe nuk do ta kishte marrë, pasi Google nuk i ofron atij informacion të mjaftueshëm se si ndahen të dhënat e tij personale midis ofruesve të shërbimeve.

Një zëdhënës i Google u përgjigj me një deklaratë duke thënë se kompanitë do të analizojnë detajet e rastit të përmendur dhe do të bashkëpunojnë në hetim.

Powered by WordPress