Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Ganimete Musliu në një prononcim për TV Arbëria i ka reaguar ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvallës, pasi tha se opozita do të pësojë humbje fatale në zgjedhje.
Musliu thotë se deklaratat e ministers Gërvalla janë shembull se si duket një Qeveri e degraduar.
“Donika Gërvalla me deklaratat e saj do të mbetet shembull se si duket një qeveri e degraduar njerëzisht dhe përmbajtësisht”, ka thënë Musliu.
Deputetja e PDK-së thotë se Gërvalla, do duhet të shkarkohej në kohën kur e falënderoi ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq për bashkëpunim me prokurorinë serbe kundër ushtarëve të UÇK-së.
“Ajo duhej të ishte shkarkuar më së voni ditën kur mori falenderime nga Ivica Daciq për bashkëpunim me prokurorinë serbe kundër ushtarëve të UÇK-së duke dorëzuar dosje një prokurorie speciale e cila u dëshmua se kishte bashkëpunuar me prokurorinë serbe. Duke deklaruar edhe vet Donika në një intervistë para disa vitesh, tërthorazi ajo i ka shërbyer agjendës serbe kundëer UÇK-së”, ka thënë Musliu.
Mes tjerash Musliu potencon se Gërvallës iu dha një mundësi e mirë si ministre për të përfaqësuar atdheun, babain dhe vetën e saj, por sipas Musliut ajo dëmtoi rëndë diplomacinë e vendit.
“Donika Gërvalla nga qytetarët e Kosovës mori një dhuratë të jashtzakonshme, një mundësi për t’i bërë nder të madh atdheut, babait dhe vetës së saj, mirëpo ajo e dëshmoi se nuk ka asgjë të shënjtë në jëtë, kështu që dëmtoi rëndë diplomacinë tonë, mbylli sytë para hajnisë, aplikoi metoda klienteliste dhe favorizoi punësime familjare. Në të njëjten kohë, me metoda fashiste nxorri ligjin dhe aktet nënligjore jashtë funksioni, përndjeku zyrtarë të caktuar në MPJD, shkarkoi në formë grupore mbi 30 diplomatë të karrierës dhe bllokoi me dhjetra të tjerë në MPJD. Kjo vërteton se kjo grua është një person me probleme të mëdha në porsonalitet dhe ndien një urrejtje patologjike për regjione dhe grupe të caktuara”, tha Musliu.
Deputetja tutje në deklaratën e saj potencon se Donika Gërvalla është shembulli më i mirë se si nuk duhet dhe nuk guxon të jetë një zyrtar i lartë shtetëror, e aq më tepër kur ky zyrtar thirret në emër të një figure të rëndësishme historike.
Musliu në lidhje me deklaratën e Gërvallës për opozitë,n tha se ministrja po harron se po mbështetet tek personi që popullin e konsideron analfabet, dhe gjithashtu thotë se populli duhet t’i japin përgjigjen që meriton kjo qeverisje por sipas saj nëse populli e përkrah një system diktatorial, atëherë ia pafshin hajrin, thotë Musliu.
“Sa i përket prepotencës së saj në raport me zgjedhjet e ardhshme, Donika sikur harron që është duke u mbështetur tek personi që popullin e konsideron analfabet që meriton të manipulohet. Prandaj, ky popull duhet te ua jep përgjigjen që e meritojnë këta demagog të paskrupullt, por nëse ky popull favorizon nje sistem diktatorial qe ua nxinë jetën, atëherë i pafshin hajrin”, tha Musliu transmeton TV Arbëria.
Deputetja nga PDK-ja krejt në fund potencon se shpreson se populli i Kosovës nuk është kope delesh.
“Unë kam besim të fortë që populli i Kosovës nuk është kope delesh, por njerëz fisnik që besojnë dhe jam e bindur që Donikat e këtij llumi politik do të marrin atë cfarë e meritojnë”, potencon Ganimete Musliu për TV Arbëria.