Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Jemi në komunikim me qeverinë maqedonase”- Kurti deklarohet pas arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së

“Jemi në komunikim me qeverinë maqedonase”- Kurti deklarohet pas arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së

Kryeministri Albin Kurti tha se janë “në komunikim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut pas arrestimit të ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani sipas një fletëarresti nga Serbia.

Kurti tha në një konferencë për media se po punojnë që të marrin vesh më shumë dhe që të mos ketë “nënshtrim ndaj agresivitetit të Serbisë ndaj Kosovës”.

“Ndërkaq Ministria jonë e Drejtësisë dhe jo vetëm janë në komunikim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, me sektorët përkatës atje, në mënyrë që të marrim vesh më shumë për shtetasin e Kosovës i cili po mbahet në paraburgim atje dhe që të mos ketë nënshtrim ndaj agresivitetit të Serbisë ndaj Kosovës, që reflektohet edhe në fletëarreste të tilla për qytetarët tanë”, tha ai.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi mbrëmë se ishte informuar për arrestimin e Ramadanit, ish-pjesëtar i UÇK-së në zonën operative të Nerodimes.