KF Llapi sot luan në shtëpi në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndaj Wisla Krakow, në kuadër të ndeshjes së kthimit të raundit të parë të Europa League me fillim nga ora 16:30. Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 2:0 në favor të polakëve.
Mbrojtësi i Llapit, Benjamin Emini thotë se besojnë shumë në rikthimin e rezultatin, gjë për të cilën janë përgatitur maksimalisht.
“Jam i gatshëm për ndeshjen e kthimit, kam munguar në takimin e parë për shkak të kartonit të kuq me Shkupin, jemi përgatit shumë dhe besoj se nesër do të bëjmë në ndeshje të mirë e gjithë ekipa, besoj në kualifikim”, tha fillimisht Emini për faqen zyrtare të Llapit.
“Kemi punu shumë për rikuperimin tonë”, përfundoi ai.