Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kasolli: Derisa për Serbinë, Bashkimi Evropian po flet vetëm për investime, për Kosovën vetëm për sanksione

Kasolli: Derisa për Serbinë, Bashkimi Evropian po flet vetëm për investime, për Kosovën vetëm për sanksione

Analisti politik Afrim Kasolli, përmes një shkrimi ka komentuar rreth situatave politike, ai thotë se që pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, Serbia është duke e shfrytëzuar situatën për marrëveshje ekonomike dhe afrim me shtetet perendimore, shkruan TV Arbëria.

Sipas Kasollit kjo vërehet në politikat energjitike të këtij shteti.

“Para pak dite, ne shkrimin “Kosovës po i shtohen sfidat ndërkombëtare jo pse Vuçiq-i është vetëm më Rusinë, por pse po largohet prej saj” pata pohuar se per shkak te rrethanave qe jane krijuar qe nga shperthimi i luftes ne Ukraine, presidenti serb eshte duke shfrytezuar kete situate per marrëveshje ekonomike dhe afrim edhe me shtetet perëndimore, si dhe me Kinen.

Kjo qasje verehet ne politikat energjetike te ketij shteti. Duke u bazuar ne nje shkrim te Evopes Lire, ku thuhej se “Në kërkim të energjisë bërthamore, Serbia gjen veten në udhëkryq mes Kinës, Rusisë e Perëndimit”, në të cilin potencohej po ashtu afërsia e presidentit serb dhe lidhjet specifike “me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili e ka bërë zhvillimin e energjisë bërthamore në të gjithë Evropën dhe përkrahjen e firmave evropiane pjesë kyçe të politikës së tij të “autonomisë strategjike”, e cila kërkon të riformësojë rendin politik në të gjithë kontinentin””, ka shkruar Kasolli.

Kasolli tutje përmend takimin e kancelarit gjerman në Serbi, e që sipas tij kjo vizitë lidhet me disa interesa nga ana e Gjermanisë.

“Pa kaluar as nje javë nga ky zhvillim opinioni u njoftua se me 19 korrik kancelari gjerman Olaf Sholz, do të vizitojë Beogradin. Kjo vizite lidhet me interesin e Gjermanise per nxjerrjen dhe përpunimin e litimumit. Se bashku me O.Sholz, sipas mediave, në Serbi do të udhëtojë edhe zëvendëspresdienti i Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviq. Pra, Serbia do të nënshkruajë një memorandum mirëkuptimi edhe me BE-në për partneritet strategjik sa i përket lëndëve të para, furnizimet me bateri dhe makinat elektrike”, ka thënë Kasolli.

Kasolli gjithashtu bën krahasimin e dy vendeve që janë në bisedime, thotë se derisa Serbia po bën plane strategjike për investime me shtetet e BE-së, Kosova është ende nën sanksione dhe e izoluar.

“Keshtu, deri sa presidenti serb po bisedon dhe negocion me BE-ne plane strategjike investive, si dhe me dy nga perfaqesuesit e shteteve me te fuqishme evropiane, sikur se me E.Macron-in per energjinë berthamore dhe me O.Scholz, partnerin ideologjik te kryeministrit Kurti, per investime në industrinë e mineraleve, kryeministri Kurti eshte totalisht i izoluar, kurse per Kosoven, në BE po vazhdojnë diskutimet vetëm për heqjen apo mos heqjen e masave sanksionuese. Asgje me shume”, thotë Kasolli.

Krejt në fund Kasolli thekson se qëndrimet e Kurtit nuk është se po i krijojne atij favore ndërkombëtare si dhe thotë se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është një fatkeqësi diplomatike shtetërore. /TV Arbëria

nuk është se po i krijojne atij favore ndërkombëtare

Shkrimi i plotë i Kasollit:

Powered by WordPress