Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Lekaj kritikon Kurtin: Për Qeverinë e tij është e rëndësishme që në sy të popullit të duken si më e duhura për interesat e tyre

Lekaj kritikon Kurtin: Për Qeverinë e tij është e rëndësishme që në sy të popullit të duken si më e duhura për interesat e tyre

Qytetarët e Kosovës në Mitrovicën Veriore po lëvizin lirshëm duke shfrytëzuar liqenin e Ujmanit, nën mbikqyrjen e Njësisë Speciale të Kosovës, raporton TV Arbëria.

Në lidhje me këtë çështje, në një prononcim për TV Arbëria ka folur deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, teksa thotë se veprimet dhe zhvillimet që po bëhen nga qytetarë të Kosovës në Liqenin e Ujmanit janë vazhdimësi e skenave të filmave të Qeverisë Kurti.

“Veprimet dhe zhvillimet në Liqenin e Ujmanit janë vazhdimësi e skenave të filmave të Qeverisë Kurti, që i ka nisur tani e sa kohë brenda vendit, e veçanërisht në veriun e Kosovës.”

Ai konstaton se qeveria Kurti ka harruar realitetin, e cila po jeton për botën virtuale, duke krijuar ngjarje sa për të fituar kohë e për të kamufluar politikisht.

“Kjo Qeveri ka harruar realitetin, dhe tani e shumë kohë po jeton për botën virtuale, duke krijuar ngjarje dhe momentume sa për të fituar kohë e për të kamufluar politikisht në raport me qytetarët e Kosovës dhe faktorin ndërkombëtarë”. është shprehur ai.

Deputeti i AAK-së ka përmendur çështjen e targave, zgjedhjet në veri, çështjen e dinarit duke thënë se janë raste të njëjta me atë të cekur më lartë, derisa shtoi se si epilog kanë dështuar.

Tutje, ai tha se për pushtetin aktual është e rëndësishme që në sy të popullit të jenë Qeveria më e duhurë e cila mbrojtun interesat e popullit të Kosovës.

“Të tilla raste i kemi çështjen e targave, zgjedhjeve në veri, çështjen e dinarit, e të cilat si epilog e materie dështuan, pasi gjithçka ishte e ditur nga fillimi, por e rëndësishme për Pushtetin ishte që populli të mendojë që kjo Qeveri është më e mira dhe më e duhura për të mbrojtur interesin e tyre dhe të Kosovës.

Pra, në të vërtetë asgjë nuk ishte e vërtetë dhe gjithçka ishte për politika ditore. E tillë është çështja e lirisë dhe legjitimitetit tonë të plotë mbi Liqenin e Ujmanit”, ka theksuar Lekaj.

Lekaj i bën apel Qeverisë Kurti për të ndaluar mashtrimin ndaj qytetarëve dhe ndërkombëtarëve.

“Unë ju bëjë lutje kësaj Qeverie që të ndalin mashtrimin ndaj qytetarëve dhe ndërkombëtarëve, dhe ti kthehen realitetit duke punuar e zhvilluar vendin me vendime e veprime konkrete”, thotë ai.

Ndër tjera, deputeti i AAK-së, potencon se Ujmani duhet të zotërohet me mençuri në tavolinën e Dialogut përballë Serbisë, e jo me mashtrime.

“Ujmani mirret dhe zotërohet me diplomaci e mençuri në tavolinën e Dialogut përballë Serbisë dhe jo me mashtrime e inskenime të llojit të vetë që është duke i bërë kohëve të fundit”, përfundoi Lekaj për TV Arbëria.

Powered by WordPress