Drejtuesit e Barcelonës ia kanë propozuar kontratën e Nico Williamsit menaxherit të tij, me të cilin u takuan së fundmi.
Siç u tha edhe javën e kaluar, gjiganti katalunas dëshiron të jetë i shpejtë dhe të arrijë marrëveshje personale me lojtarin dhe për këtë u takuan me menaxherin e tij.
Takimi mes drejtorit Deco dhe menaxherit të Nicos u mbajt në Zaragoza, siç raportoi sot “jijantesfc”, përcjell “Gazeta Express”.
Barcelona e ka prezantuar një marrëveshje afargjate, rrogë të strukturuar dhe detaje të ndryshme, për të avancuar çështja sa më shpejt të jetë e mundur.
Hansi Flick, Deco dhe presidenti Laporta, të gjithë e duan Nicon, derisa Barça nuk dëshiron të vrapojë pas Amadou Onana për ta ruajtur buxhetin.
Koha mbetet pika kuçe duke e ditur se Barça e di se top-klubet e Premierligës janë po ashtu të interesuara dhe do të insistojnë ta bëjnë të vetin sensacionin e Euro 2024.
Lirimi nga klauzola mbetet i vlefshëm 58 milionë euro, por Barça ka nevojë për aprovimin nga “Fair-Play” financiar, në mënyrë që ta vazhdojë këtë proces të transferit.