Lothar Matthäus zakonisht nuk fshihet kur shpjegon atë që mendon ose zbulon informacion. Ish-lojtari gjerman, i cili mban një marrëdhënie shumë të mirë me Hansi Flick që nga koha e tij te Bayern, e bëri të qartë se trajneri i Barcelonës ka kërkuar transferimin e Nico Williams për projektin e tij sportiv në ekipin blaugrana.
“Shpresoj që Barça të përfundojë transferimin e Nico Williams. Miku im Hansi Flick ëndërron për këtë,” theksoi ai në shtypin gjerman.
Matthäus komentoi se operacioni mund të jetë shumë i mirë për Barcelonën si nga ana sportive ashtu edhe ekonomike sepse çmimi i lojtarit është rritur pas Euro 2024 të tij të jashtëzakonshme.
“Klauzola e tij e largimit është vetëm 60 milionë euro dhe vlera e tij aktuale tashmë është mbi 100 milionë euro. Është një lojtar fantastik”, u shpreh ai.
Hansi Flick po planifikon projektin e tij sportiv së bashku me Deco dhe gjermani e ka të qartë se disa pozicione në fushë duhet të përforcohen.
Flick ka kërkuar një mbrojtës, një mesfushor dhe një lojtar diferencues në sulm që mund të luajë në krahë.
Dy opsionet sulmuese që Barça po shqyrton janë Nico Williams dhe Dani Olmo dhe gjithçka tregon se klubi do të angazhohet përfundimisht për sulmuesin e Athletic Bilbaos nëse ekonomia dhe kufiri i pagave e lejon.