Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ngjarjet e ditës së sotme

Ngjarjet e ditës së sotme

Ngjarjet e ditës: 18 korrik 2024

09:00
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)

09:00
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e 329-të. (Zyrat e KGjK-së, rr. “Luan Haradinaj”)

10:00
CSR Kosova organizon takim me bizneset në Rajonin e Prishtinës, me qëllim promovimin e mundësive për punë praktike për të rinjtë, përmes Platformës “Kosovo Generation Unlimited”. (Amfiteatri i ish-Objektit të Rilindjes)

10:00
Ministrja e MAShTI-it, Arbërie Nagavci, dhe ministri i MFPT-së, Hekuran Murati, raportojnë në Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024. (Kuvendi i Kosovës, N204)

10:00
Organizohet Panairi i Zhvillimit Gjithëpërfshirës Ekonomik, në të cilin marrin pjesë rreth 30 biznese të udhëhequra nga gratë dhe minoritetet. (Sheshi “Adem Jashari”, Lipjan)

11:00
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) mban konferencë për medie, ku do të prezantohen rezultatet e arritura gjatë periudhës janar-qershor. (Zyra qendrore e ATK-së)

11:00
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe
Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), organizon panairin “Gratë në Biznes”. (Sheshi “George Bush”, Prishtinë)

11:00
Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) dorëzon çelësat te pronarët e ligjshëm për pronat e tyre të liruara në Mitrovicën Veriore. (Zyra Regjionale e AKKVP-së, Rr. “Shemsi Ahmeti”, Mitrovicë)

11:00
PrimeTime Promotion organizon konferencë informuese me rastin e mbrëmjes së madhe të boksit në Ludwigsburg të Gjermanisë. (Hotel “International Prishtina”)