Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksident i rëndë në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, humb jetën një person

Aksident i rëndë në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, humb jetën një person

Sonte rreth orës 20:40 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha për media se sipas ekipt mjekësor një person ka humbur jetën në këtë aksident.

Njoftimit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat nga vendi i ngjarjes (autostradë, kilometri i parë, drejtimi Prishtinë-Lipijan), raportojnë se në aksident janë përfshirë tri vetura. Dyshohet që si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor, një person ka humbur jetën.

“Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet e patrullës së autostradës dhe ata të hetimeve të cilët janë duke kryer shikimin dhe procedurat e parapara për vend-ngjarje”, shtoi Krasniqi.