Në liqenin artificial të Ujmanit po relaksohen qytetarët nën mbikqyrjen e Njësisë Speciale të Kosovës, raporton TV Arbëria.
Në lidhje me këtë çështje, në një prononcim për TV Arbëria, Dorajet Imeri thekson se Ujmani duhet të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Ujmani dhe asetet e tjera të Kosovës duhet të shfrytëzohen nga të gjithë qytetarët e Kosovës. Natyrisht kjo duhet të bëhet si vullnet, si nevojë dhe si dëshirë e njerëzve që të relaksohen brenda një hapësire që iu përket atyre”, është shprehur ai.
Imeri e sheh të arsyeshme prezencën e Njësisë Speciale të Kosovës tek liqeni i Ujmanit, pasi ky liqen është në afërsi me kufirin e Serbisë, derisa shtoi se Policia nuk janë aty për t’i mbrojtur qytetarët teksa lahen.
“Kjo nuk duhet të jetë mesazh, nuk duhet të përdoret për mesazh dhe nuk duhet të jetë e stisur, duhet të kuptoni që një pjesë e Ujmanit siç edhe e dini duke qenë se është shumë pranë kufirit me Serbinë duhet që të ruhet edhe nga Policia e Kosovës. Pra, prezenca e Njësisë Speciale në atë zonë ku flitet ëhstë për shkak se është shumë pranë pikës kufitare me Serbinë por, nuk është sepse ata po i shikojnë apo mbrojnë qytetarët që po relaksohen, edhe nëse do ta bënin nuk do të ishte asgjë e keqe“, deklaroi Imeri.
Tutje, ai potencon se nuk guxojmë në asnjë rrethanë të paraqesim asnjë veprim si një urrejtje.
“Por, duhet që të vendosim fokusin tek çështja reale është se ne nuk guxojmë në asnjë rrethanë të paraqesim asnjë veprim si një revazh, si një urrejtje por, duhet të jetë si nevojë, si di֭çka e arsyeshme dhe diçka që duhet të bëhet nga secili qytetarë i Kosovës pa dallim në raport me resurset e Republikës së Kosovës”, përfunoi Imeri për TV Arbëria.