Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Veriorët s’flasin për mbylljen e pompave, policia prezent tek ajo Radoiçiqit

Veriorët s’flasin për mbylljen e pompave, policia prezent tek ajo Radoiçiqit

Të martën ju vu shiriti.

Kjo pasi që kjo pikë karburanti “Nis Petrol” këtu në veri të Mitrovicës, ka operuar duke shkelur ligjet e Republikës së Kosovës.

Ngjashëm kanë vepruar institucionet e vendit, AKP, ATK bashkë me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, edhe afër Liqenit të Ujmanit dhe në Zubin Potokut.

Këtu po qëndronte gjatë së mërkurës edhe Policia e Kosovës.

Megjithatë operacioni është vlerësuar i suksesshëm.

Krejt ky aksion, sipas zëvendësdrejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, është asistuar nga Policia e Kosovës, dhe gjithçka ka shkuar pa ndonjë incident.

Por banorët lokal të kësaj zone nuk pranuan të flasin para kamerës.

E Agjencia Kosovare e Privatizimit ka renditur shkeljet e gjetura që dërguan deri tek mbyllja e këtyre pompave.

“Është vërtetuar se tri pika të karburanteve nuk janë të pajisura me licencë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe dy prej tyre nuk janë as të fiskalizuara. Kjo përbën shkelje të kontratave të qirasë me AKP-në dhe Ligjit nr. 08/L-018 për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme, duke cenuar kështu sigurinë e konsumatorëve dhe të mjedisit”, thuhet nga AKP.

AKP ka njoftuar se do t’i ndërpresë kontratat e qirasë me këtë biznes.

Televizioni ka mësuar se pika e karburantit në Zubin Potok, i ka takuar përgjegjësit të sulmit në Banjskë, Millan Radoijiciq.

Për këtë aksion të martën ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se janë mbyllur pompa të derivateve që janë furnizuar nga Gazpromi rus.