20:20 New York
Dark Light

Blog Post

Arbëria TV > Kuriozitete > Ilaç i ri premtues për uljen e kolestereolit

Ilaç i ri premtues për uljen e kolestereolit

Një ilaç i ri – i quajtur acid bempedoic – mund të ofrojë një tjetër armë në luftën kundër kolesterolit të keq.

Një studim ndërkombëtar sugjeron se pilula ul nivelin e kolesterolit tek njerëzit të cilët vazhdojnë të kenë nivele të larta pavarësisht nga përdorimi i ilaçeve të tjera si statinat.

Shkencëtarët sugjerojnë se terapia e re mund të funksionojë si një alternativë për njerëzit që nuk janë në gjendje të marrin statina për shkak të efekteve anësore.

Hulumtimi është botuar në New England Journal of Medicine.

Studiuesit thonë se ata kanë kërkuar nga rregullatorët e drogës në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA që të konsiderojnë miratimin e kësaj tablete.