Marco Reus u largua nga Borusia Dortmund pas plot 12 viteve.Futbollisti gjerman nuk e vazhdoi kontratën e cila skadoi në fund të muajit qershor.
35-vjeçari ka vendosur ta vazhdoj karrierën në Amerikë dhe shumë shpejt do zyrtarizohet te skuadra e Los Angeles Galaxy.
Klubi amerikan dhe Reus janë duke zgjidhur detajet përfundimtare të marrëveshjes.
Gjermani ka bërë 428 paraqitje dhe ka shënuar 168 gola dhe 128 asistime.
Reus ishte edhe kapiten i skuadrës për disa vite, duke i ndihmuar skuadrës të arrijë finalen e Ligës së Kampionëve si dhe ka fitur 2 Kupa të Gjermanisë me “Verdhezinjtë” dhe tri Super Kupa.