19:12 New York
Dark Light

Blog Post

Arbëria TV > Kuriozitete > Veç diçka ju bën më të lumtur se dashuria

Veç diçka ju bën më të lumtur se dashuria

Të shohësh vende të reja, të njohësh kulturën dhe mënyrën e jetesës së njerëzve të tjerë ndihmon për të hapur më shumë mendjen dhe për të zvogëluar problemet dhe shqetësimet.

Vetëbesimi rritet, marrëdhëniet personale bëhen më të lehta, frika zvogëlohet.

Sa herë që udhëtoni e përballni veten me një përvojë të re, zbuloni anët e panjohura të vetes dhe pasuroni anën shpirtërore.

Një studim i kohëve të fundit tregon se nga 17 mijë njerëz, 51% thanë se udhëtimi sjell më shumë lumturi sesa organizimi i një martese. Sipas anketës, 75% e njerëzve që udhëtojnë kanë shansin më të mirë për të pasur një jetë të lumtur. Ata gjithashtu konfirmuan se udhëtimi është një përvojë që të kënaq për një periudhë afatgjatë dhe të mbush me energji.

Udhëtimi krijon një ndjenjë të thellë të mirëqenies dhe të lumturisë, më shumë se dashuria e të mirat materiale.

Shawn Akchor, autor i mirënjohur dhe folës i New York Times shpjegon pse një udhëtim mund të jetë kaq i rëndësishëm dhe kuptimplotë për secilin prej nesh.

“Në një botë ku koha dhe paraja janë shumë të vlefshme, ata që udhëtojnë duan një kthim më të vlefshëm të investimit sesa koha apo paraja e tyre,” thotë ai.

Një udhëtim na ofron përfitime shumë më të larta se ato të fituara me mallra materiale, për shëmbull, kujtime.

Askush nuk mund të na largojë apo vjedhë një kujtim, kur ne e kemi ruajtur mirë bremda zemrës sonë.

Udhëtimi është një nga përvojat më të bukura në jetë. Për këtë arsye, nuk ka rëndësi nëse vendosni ta bëni atë të shoqëruar apo vetëm. E rëndësishmë është ta bëni!