Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Për “konsum të brendshëm” janë paralajmërimet e pushtetit për sulme serbe, thotë Haziri

Për “konsum të brendshëm” janë paralajmërimet e pushtetit për sulme serbe, thotë Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë paralajmërimet e pushtetit se ka kërcënime serioze nga Serbia për sulme në veri të vendit, janë “vetëm për konsum të brendshëm”.

Hairi ka thënë se rreziku potencial është serioz dhe është trajtuar me seriozitetin më të madh, por se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosja e ka bërë çështje ditore.

“Gjithmonë janë serioze dhe gjithmonë janë trajtuar me seriozitetin më të madh. Por, kanë qenë këto kërcënimet e vlerësuar brenda institucioneve. Ajo çka po ndodhë tani për dallim, është bërë çështje ditore dhe konsum politik i vazhdueshëm duke e sjellë në emër të lajmit dhe në emër të vlerësimeve përtej kësaj, çdo ditë. Ajo çka e kamë përmendur unë i ka disa kohë, përmendja shpeshtë e termit luftë në kohë paqe për Kosovën është në kundërshtim më atë që Kosova ak luftuar për paqe edhe në kohë të luftës. Tash e 25 vjet Serbia nuk ka ndryshuar, ndaj Serbisë ka pasuar masa kufizuese të NATO-s edhe në kufi ajror edhe në kufi tokësorë dhe në rrjedha të lumenjve…”, ka thënë Haziri në “FIVE” të Dukagjinit.

Haziri ka theksuar se deklarimet publike për kërcënime ndaj popullit dhe publikimi i filmimeve duke u larë në Ujman nuk pasqyrojnë realitetin e situatës. Ai thotë se, nëse ekzistojnë kërcënime të sigurisë, organet përkatëse duhet të marrin masa dhe kufizime të duhura.

Haziri ka ritheksuar se informacionet që Serbia po përgatitet në Novi Pazar dhe në disa qendra të tjera pranë kufirit të Kosovës janë më shumë për konsum të brendshëm politik se sa kërcënime reale për sigurinë e Kosovës.

“Çdo të me dal dhe me proklamu këtë kërcenim karshi popullit dhe në të njëjtën kohe me nxjerrë filmime/incizime duke u larë në Ujman, është në kundërshtim më atë çka po ndodhe në të vërtetë. Sepse nëse ka kërcënime të sigurisë ka masa dhe kufizime që organet i dinë i vlerësojnë dhe i vendosin. Por kjo sjellje në publik me burimin e informacione se Serbia po përgaditet në Novi Pazar në pjesën e Sanxhakut, apo në 42 apo 72 qendra të ndryshme për skaj të Kosovës është më shumë për konsum të brendshme se sa kërcënime real për sigurinë në Kosovë… Politika nuk duhet më llomotit shumë, duhet me i lënë njerëzit profesionist me u kujdes për sigurinë në Kosovë”, ka shtuar Haziri.