Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Ambasada e Zvicrës në Kosovë: Shaqiri, simbol i krenarisë zvicerane dhe kosovare

Ambasada e Zvicrës në Kosovë: Shaqiri, simbol i krenarisë zvicerane dhe kosovare

Ambasada e Zvicrës në Kosovës ka shkruar pas vendimit të Xherdan Shaqirit për t’u pensionuar nga kombëtarja zvicerane.

Pas një periudhe fantastike me “helvetikët”, Shaqiri vendosi t’i japë fund futbollit ndërkombëtar.

E Ambasada e Zvicrës në Kosovë bëri një postim enkas për futbollistin nga Zhegra e Gjilanit.

“Sot, i shprehim mirënjohje të përzemërta Xherdan Shaqirit për kontributin e jashtëzakonshëm në ekipin Kombëtar të Zvicrës në futboll dhe që ishte simbol i krenarisë zvicerane dhe kosovare. Me 125 ndeshje ndërkombëtare dhe momente të panumërta të paharrueshme, Shaqiri na ka frymëzuar të gjithëve. Karriera e tij, e shënuar nga gola mahnitës dhe një qëndrim sypatrembur, ka sjellë dhe gëzim dhe krenari të jashtëzakonshme për tifozët e futbollit, veçanërisht të rinjtë që e shikojnë atë. Faleminderit, Xherdan, për të gjitha kujtimet dhe për performancën tënde të jashtëzakonshme ndër vite!”, shkruhej në postim.

Powered by WordPress