Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > KFOR-i realizon ushtrim në Deçan, patrullon edhe afër Manastirit

KFOR-i realizon ushtrim në Deçan, patrullon edhe afër Manastirit

Ushtarët e Batalionit Rezervë Taktik në kuadër të KFOR-it, kanë realizuar ushtrim në Deçan, përkrah ushtarëve të Komandës Perëndimore Rajonale të misionit të KFOR-it.

Gjatë ushtrimit, njësitë i janë afruar Manastirit të Deçanit me helikopter dhe automjete, duke siguruar dhe patrulluar zonën afër manastirit.

“Trajnimi është pjesë e aktiviteteve të përditshme të KFOR-it për të mundësuar ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhej në njoftim.