Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia e Prishtinës forcon masat për parandalimin e zjarrvënieve

Policia e Prishtinës forcon masat për parandalimin e zjarrvënieve

Policia e Rajonit të Prishtinës ka intensifikuar përpjekjet për parandalimin e zjarrvënieve në zona fushore dhe malore, duke zhvilluar takime me institucionet kompetente dhe komunitetin.

“Përveç takimeve, po organizohen aktivitete informuese, ku përmes shpërndarjes së fletëpalosjeve synohet ndërgjegjësimi i qytetarëve”, thuhej në një njoftim.

Aktivitetet po zhvillohen në të gjitha zonat e rajonit të Prishtinës dhe deri tani nuk është raportuar asnjë rast zjarrvënieje.

Policia e Prishtinës ka apeluar që të raportohet çdo incident zjarri në numrat emergjentë, teksa ua ka bërë me dije qytetarëve se zjarrvënia është vepër penale e ndëshkueshme me ligj.