Sulmuesi i Anglisë dhe Bayern Munichut, Harry Kane ka një mesazh për Gareth Southgate.
Specialisti u largua si trajner i “Tre Luanëve” pasi humbi në finalen e Euro 2024 nga Spanja me 1:2 në Olympiastadion të Berlinit.
“Shef, faleminderit për gjithçka që ke bërë për mua dhe ekipin. Je një nga trajnerët më të mirë në Angli, ishte kënaqësi të mbaja shiritin e kapitenit në këtë ekip”, ka shkruar futbollisti në llogaritë e tij në rrjetet sociale.
Ish-futbollisti 53-vjeçar ishte trajner i kombëtares së Anglisë që nga shtatori i vitit 2016.
Nën drejtimin e tij, britanikët luajtën 102 ndeshje, fituan 64, barazuan 20 herë dhe humbën 18 ndeshje.