Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > MPB-ja jep tender 130 mijë euro për pajisje teknologjike

MPB-ja jep tender 130 mijë euro për pajisje teknologjike

Ministria e Punëve të Brendshme e Xhelal Sveçlës, ka dhënë tender në vlerë rreth 130 mijë euro për pajisje teknologjike.

Në njoftimin për kontratë të publikuar nga ministria thuhet se ky tender është dhënë për “Furnizim me pajisje të TI-së“.

Kompania që u shpërblye me kontratë është “Botek shpk” dhe vlera e saj është 128 mijë euro.

Në dosjen e publikuar nga MPB, po ashtu bëhet e ditur se kontrata përfshinë furnizimin me laptopë dhe monitor.