Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, është zyrtarizuar si lojtar i Ipswich Townit në Premier League të Anglisë.
Ipsiwch Town ka paguar 10 milionë euro te Burnley për shërbimet e 25-vjeçarit.
Muriq ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me skuadrën e sapongjitur në elitën angleze.
Muriq në Premier League ka luajtur dhjetë ndeshje. Ai pati paraqitje të mira sezonin e kaluar, ndonëse nuk arriti të mbijetojë në elitën e futbollit të Anglisë me Burnleyn.
Megjithatë do ta ketë sërish rastin t’i tregojë vlerat në njërën prej ligave më të forta në Evropë.