Një përforcim në krahun e djathtë të mbrojtjes, por edhe në mesfushë.
Trent Alexander-Arnold është afër skadimit të kontratës me Liverpoolin.
I mbetet vetëm edhe një vit dhe mund të largohet si lojtar i lirë nga “Reds”.
Por, sipas “Talk Sports”, “Los Blancos” duan ta sjellin lojtarin në Spanjë, duke e shfrytëzuar pikërisht rastin që lidhet me afrimin e skadimit të kontratës, përcjell “Gazeta Express”.
Liverpooli, nga ana e tij, nuk dëshiron ta shesë mbrojtësin e djathtë.
Ose, së paku tash për tash, nuk është ende gati për ta marrë në konsideratë largimin e tij apo edhe të provojë që t’ia vazhdojë kontratën.
Portali anglez, megjithatë shkruan se Jude Bellingham mund të ketë rol të rëndësishëm dhe mund të jetë çelësi në këtë rast: ai dhe Alexander-Arnold janë bërë miq të mirë gjatë Europianit dhe ish-futbollisti i Borussia Dortmundit mund ta bind atë që të fluturojë drejt Spanjës.
Përfaqësuesi anglez është një ikonë e klubit nga “Merseyside” dhe mund të ndodh që dëshiron të qëndrojë në “Anfield Road”.
Në sezonin e fundit është përdorur edhe si mesfushor, përpos krahut të djathtë të mbrojtjes, duke i shënuar tre gola dhe duke i shërbyer katër asistime në 28 paraqitje në Premierligë