Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Prishtina shpërngulet në Turqi për fazën përgatitore, aranzhon tre ndeshje kontrolluese me skuadrat turke

Prishtina shpërngulet në Turqi për fazën përgatitore, aranzhon tre ndeshje kontrolluese me skuadrat turke

Prishtina ka udhëtuar drejt Turqisë për të vazhduar përgatitjet për sezonin e ri në Albi Mall Superligë.

Skuadra kryeqytetase ka filluar stërvitjet javë më parë në Kosovë, por tani ka udhëtuar drejt Turqisë.

Prishtina është vendosur në qytetin Bolu në Turqi, ku do të qëndrojë për 17 ditë.

Bardhekaltërtit kanë njoftuar se kanë aranzhuar edhe tre ndeshje miqësore me skuadra të njohura turke si Genclerbirligi, Gaziantep dhe Pendikspor.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

Skuadra është transferuar në fazën përgatitore në Bolu të Turqisë ku për 17 ditë kryetrajneri Cavalli do të përgatis skuadrën, ndërsa do të zhvilloj edhe tre ndeshje kontrolluese, me Genclerbirligin më 21 korrik, me Gaziantep më 24 korrik dhe Pendikspor më 31 korrik. 

Powered by WordPress