Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Këndoi këngë raciste dhe diskriminuese, Chelsea zyrtarisht fillon të marrë masa ndaj Enzo Fernandezit

Këndoi këngë raciste dhe diskriminuese, Chelsea zyrtarisht fillon të marrë masa ndaj Enzo Fernandezit

Ka ardhur reagimi i Chelseat për mesfushorin argjentinas të tyre Enzo Fernandez.

Mesfushori publikoi një video duke dëgjuar një këngë raciste dhe diskriminuese dhe kjo ka bërë që bashkëlojtarët e tij si Wesley Fofana, Axel Disasi apo Malo Gusto të reagojnë ndaj tij.

Enzeo ka kërkuar falje për këtë, duke thënë se u ndikua nga entuziazmi i fitores dhe tani ka ardhur edhe reagimi nga klubi londinez.

Ndër të tjera Chelsea ka shkruar se e pranojnë faljen e futbollistit, derisa ka nisur një procedurë të brendshme disiplinore.

“Chelsea FC i gjen të gjitha format e sjelljes diskriminuese krejtësisht të papranueshme”.

“Ne jemi krenarë që jemi një klub i larmishëm, gjithëpërfshirës, ​​ku njerëzit nga të gjitha kulturat, komunitetet dhe identitetet ndihen të mirëpritur.

 

“Ne e pranojmë dhe vlerësojmë faljen publike të lojtarit tonë dhe do ta përdorim këtë si një mundësi për të edukuar.

“Klubi ka nisur një procedurë të brendshme disiplinore”, thuhet në komunikatën e klubit anglez.

Powered by WordPress