Këngëtarja e njohur, Arilena Ara, ka festë sot.
Ajo mbush 26 vjeç dhe që nga mesnata është duke kaluar kohën me njerëzit e saj më të dashur, shkruan Indeksonline.
Festa zuri vend në kulmin e një ndërtese, teksa miq dhe familjarë të artistes u mblodhën për të pirë e për të kënduar.
Arilena kishte zgjedhur të vishte një fustan të zi transparent, me një kostum njëpjesësh që mbulon pjesët e saj të trupit.
Arilenës i themi urime!