Jamie Carragher nuk kishte aspak dyshime kur tregoi emrin e trajnerit i cili duhet ta zëvendësojë Gareth Southgaten tek Anglia.
Southgate dha dorëheqje nga pozita e tij sot (16 korrik), më pas se 48 orë pasi Anglia pësoi humbje ndaj Spanjës me rezultat 2-1 në finale të Kampionatit Evropian.
53-vjeçari transformoi Anglinë gjatë udhëheqjes së tij tetë vjeçare, duke i udhëhequr ata drejt dy finaleve të njëpasnjëshme në Kampionatin Evropian e po ashtu edhe në gjysmëfinale dhe çerekfinale të Kupës së Botës.
Ai mori kritika të rënda pasi dështoi që të nxjerrë më të mirën nga yjet e Anglisë në Euro 2024, kështu që Federata e Futbollit të Anglisë duhet të marrë një vendim të vështirë se kush duhet ta zëvendësojë atë.
Por, ish-mbrojtësi i Anglisë, Jamie Carragher, ka thënë se ky nuk është aspak një vendim i vështirë.
“Ka një kandidat për të zëvendësuar Gareth Southgate. Duhet të jetë Eddie Howe. Për mua, ai është kandidati kryesor me dallim të madh”.
“Do të isha i habitur nëse nuk ndodh kjo. Asnjë nga kandidatët tjerë nuk i afrohen atij sa i përket përshtatjes”.
Kandidatë të tjerë për pozitën e përzgjedhësit tek Anglia janë Graham Potter, Lee Carsley dhe Mauricio Pochettino.
“Ai ka bërë një punë të shkëlqyer me Bournemouthin ndërsa të njëjtën e ka vazhduar edhe në St’ James Park”, përfundoi Carragher.