Ditët e nxehta po sjellin edhe netë të ngrohta, duke ndikuar kështu edhe në cilësinë e gjumit.
Si rrjedhojë, ne shpesh ndihemi të lodhur. Por metoda egjiptiane për të fjetur më mirë gjatë netëve të nxehta e zgjidh këtë problem.
Gjatë verës, gjumi mund të jetë problematik për shkak të të ashtuquajturave netë tropikale kur temperature shkon mbi 20 gradë Celsius, shkruan Dailywrap.uk.
Në kushte të tilla, vështirësia për të fjetur është e zakonshme dhe kur bie në gjumë, gjumi shpesh është i cekët dhe i ndërprerë.
Pra, si mund të sigurojmë një gjumë të mirë? Një zgjidhje e shkëlqyer mund të jetë metoda egjiptiane për përballimin e të nxehtit.
Çfarë është metoda egjiptiane për nxehtësinë?
Nuk ka ekspertë më të mirë në trajtimin e nxehtësisë se sa banorët e vendeve ku temperaturat e larta janë një dukuri e përditshme.
Egjiptianët, të mësuar të jetojnë në kushte të tilla pjesën më të madhe të vitit, kanë zhvilluar shumë mënyra praktike për t’ia dalë mbanë më mirë.
Një metodë e tillë mundëson gjumë të qetë dhe të relaksuar në netët e nxehta.
Zëvendësoni jorganin me një çarçaf të hollë dhe lagena butësisht me ujë.
Mund ta spërkatni me spray ose ta zhytni në një kovë me ujë dhe ta shtrydhni plotësisht ujin e tepërt.
Materiali i lagësht do të ftohë lëkurën në mënyrë efektive