Është publikuar ”Nusja ma e bukur”, projekti që bëri bashkë Adelina Ismailin dhe Sabri Fejzullahun.
Dy ikonat e muzikës shqiptare u bashkuan për të sjell një këngë së bashku, e cila mori pëlqyeshmërinë e publikut që në orët e para.
Promovimi i këngës u bë në një festë mes miqsh dhe bashkëpunëtorësh, aty ku Adelina dha shumë detaje ekskluzivisht për #Gjesi.
Gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve Sabri Fejzullahu teksa foli në piedestal për Adelinën nuk harroi t’ia atribuojë gjithë suksesin nënës së saj, Monës, e cila ishte kujdesur për çdo detaj për karrierën e vajzave të saj. Këto fjalë e emocionuan Adelinën ndërsa detajet tjera mund t’i shihni në videon më poshtë: