Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Fëmijët që hanë peshk yndyror janë lexues më të mirë

Fëmijët që hanë peshk yndyror janë lexues më të mirë

Fëmijët të cilët hanë peshk yndyror mund të jenë lexues më të mirë se shokët e tyre, ka zbuluar një studim i ri.

Studiuesit kanë zbuluar se aftësia e leximit te të rinjtë dukshëm përmirësohet nëse ata konsumojnë Omega 3.

Ekspertët thonë se rezultatet e hulumtimit ritheksojnë rëndësinë e konsumimit të rregullt të acidit yndyror në shujtat e fëmijëve, përmes peshqve yndyrorë të tillë si salmoni, tuna, harenga, makereli dhe sardelja.

Hulumtimi i ri ka zbuluar se fëmijët të cilët morën Equazen, një shtesë e Omega 3 dhe Omega 6, për tre muaj kanë treguar një përmirësim të madh në aftësinë e leximit, transmeton Koha.net. Ata treguan përmirësime të konsiderueshme në aftësinë e tyre për të kuptuarit e leximit, kohën e deshifrimit fonologjikë dhe kohën e analizës vizuale.

Ky hulumtim është kryer në Qendrën e Neuropsikiatrisë “Gillberg” në Universitetin Goteburg, Suedi, dhe në këtë hulumtim kanë marrë pjesë fëmijët e moshës 9 dhe 10 vjeçare në një periudhë prej gjashtë muaj.

Powered by WordPress