Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Nëse dëshironi fytyrë pa rrudha, atëherë përdorni këtë recetë

Nëse dëshironi fytyrë pa rrudha, atëherë përdorni këtë recetë

Shmangni kimikatet që dobësojnë lëkurën tuaj! Zgjidhni një trajtim natyror me këtë maskë me banane kundër rrudhave.

Banania përmban kalium dhe vitamina të cilat zvogëlojnë rrudhat.

Përbërësit e kësaj maske:

– ½ banane e pjekur

– 1 lugë kos

– 1 lugë mjaltë

– ½ lugë kafeje me vaj argani

Përgatitja:

Merrni bananen dhe vendoseni në mikser. Më pas shtoni kosin, mjaltin dhe vajin e arganit. Miksojini derisa të krijohet një masë kompakte.

Përbërjen e përgatitur aplikojeni në fytyrë dhe qafë, duke shmangur zonën e syve. Lëreni maskën të veprojë për 15 minuta.

Në fund shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë

Powered by WordPress