Zëvendëspresidentja amerikan Kamala Harris dhe kandidati i ri i ish-presidentit Donald Trump, senatori i Ohajos, JD Vance , nuk kanë folur ende që nga mëngjesi i sotëm, por ekipet e tyre po përpiqen të gjejnë një kohë për t’u lidhur sot, thotë një burim i njohur me këtë çështje.
CNN raportoi më parë se Harris i la një postë zanore Vance-it menjëherë pasi Trumpi shpalli senatorin e Ohajos si zgjedhjen e tij për nënpresident, të hënën.
Vance nuk iu përgjigj telefonatës së Harris sepse vinte nga një numër i panjohur dhe ai nuk ishte në gjendje të telefononte.
Stafi i ekipit të Vance që atëherë ka qenë në kontakt me ekipin e Harris për të punuar në vendosjen e një telefonate.