Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Gjenden të vdekur gjashtë persona në një hotel në Tajlandë

Gjenden të vdekur gjashtë persona në një hotel në Tajlandë

Gjashtë persona janë gjetur pajetë në një hotel në Bangkok në Tajlandë. Sipas një zëdhënësi të qeverisë tajlandeze, viktimat ishin shtetas vietnamezo-amerikanë.

Policia hodhi poshtë informacionet e para ku u tha se kishte pasur të shtëna, ndërsa mediat lokale raportojnë se këta shtetas mund të jetë helmuar. Megjithatë kjo ende mbetet për t’u konfirmuar.

Kryeministri i Tajlandës, Srettha Thavisin, ka urdhëruar një hetim mbi vdekjet, duke thënë se e vërteta duhet të zbardhet se ai nuk dëshiron që rasti të ndikojë në imazhin e vendit ose të ketë ndikim në turizëm.