Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka folur për TV Arbëria për paralajmërimet për grave në sistemin e arsimit nga muaji shtator i këtij viti.
Jashari thotë se Qeveria ka qasje të gabuar ndaj kërkesave të parashtruara nga SBASHK-u, dhe si rezultat do të vijnë grevat për plotësimin e kushteve.
“Duke e parë se Qeveria Kurti në përgjithësi, pra edhe ministrja e arsimit ,znj.Arbërie Nagavci, vazhdojnë me qasjen e gabuar ndaj dialogut dhe sindikatave, SBASHK pra Sindikata e Arsimit,Shkencës e Kulturës , ka vazhduar takimet me veprimtarët sindikal e po ashtu kemi zhvilluar një aktivitet me Institutin e Kosovës për Drejtësi ,mbështetur nga Qendra Amerikane e Solidaritetit me seli në Tiranë, duke promovuar doracakun për grevat e ligjshme.
Sindikata jonë i ka bërë publike kërkesat e anëtarësisë edhe në protestën e 1 majit me thirrjen Qeveri realizo kërkesat tona, parandalo veprimet tjera sindikale, por Qeveria vazhdoi me qendrimin e gabuar ndaj dialogut social dhe sindikatave”, ka thënë Jashari në një përgjigje për TV Arbëria.
Kryetari tregon se njëra ndër kërkesat e sindikalistëve është rritja e koeficientit të pagës së paku 30%.
“Kërkesat janë për dialog social, për kushte më të mira pune, që koeficienti i pagave të ngritet për se paku 30%, që të kemi Ligjin për sigurime shënderësore, që të kemi përfaqësues në komisione ,këshilla e borde,ku vendoset për çështje që kanë rë bëjnë me punëtorët e kërkesa rë tjera legjitime”, ka thënë Jashari.
Kryetari thotë se sindikata po pret që Qeveria të veprojë karshi kërkesave, por në rast se jo priten grevat në arsim.
“Ne vazhdojmë takimet dhe bashkëbisedat me veprimtarët komunal , me anëtarësinë dhe me përfaqësuesit sindikal ,që nga çerdhet e deri në universitete,urojmë që Qeveria të reflektojë, por nëse jo, ne do të veprojmë sipas zërit të anëtarësisë”, thotë tutje Jashari.
Ndër të tjera kryetari i SBASHK-ut, ka komentuar edhe për shpërndarjen e librave tek nxënësit, ku thotë se mënyra e aplikimit nga prindërit për tekste shkollore është e gabur dhe nuk duhet të ndodh.
“Lidhur me tekstet shkollore mënyrën e re të shpërndarjes së tyre e kemi kundërshtuar edhe herën e kaluar dhe vazhdojmë ta kundërshtojmë sepse ishte veprim i gabuar i MASHTI-it. Tekstet shkollore duhet të jenë falas, të reja për nxënësit ,që nga klasa e parë e deri në të nëntën dhe të dërgohen në shkolla, jo në librari sepse kjo krijon radhë në pritje para librarive dhe para bankomatëve duke prirur paratë e premtuara nga Qeveria për tekstet shkollore”, ka thënë Rrahman Jashari për TV Arbëria.