Dieta mesdhetare ka qenë e lidhur me shumë përfitime shëndetësore tek të rriturit. Tani, një studim i ri sugjeron se mund të jetë e dobishme edhe për shëndetin e zemrës së fëmijëve.
Sipas një studimi të ri, përfshirja e dietës mesdhetare për të paktën tetë javë kishte një lidhje të rëndësishme me uljen e presionit të gjakut dhe kolesterolit total. Hulumtimi më tej zbulon se përfshirja e zakoneve të shëndetshme të dietës në fillim të jetës mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe çrregullimeve metabolike, të tilla si presioni i lartë i gjakut dhe diabeti, të cilat shpesh kanë origjinën në fëmijëri.
Dieta mesdhetare është një mënyrë e të ushqyerit që përfshin gatimin me bazë në yndyrat e shëndetshme. Frutat, perimet, fasulet, farat, arrat, drithërat, mishi pa dhjamë dhe peshku janë të gjithë kontribues në planin dietik. Po ashtu, eliminon ushqimet e procesuara apo ato me sheqerna të shtuara.
Duke ditur përfitimet që dieta mesdhetare ka për shëndetin metabolik të të rriturve, gjetjet nuk janë befasuese, por theksojnë më tej rëndësinë e të pasurit një dietë me ushqime të papërpunuara në të gjitha fazat e jetës.