Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave do të zhvillojnë ndeshjen e radhës kualifikuese, që është edhe e fundit.
‘Dardanet’ do të kenë punë me Uellsin me fillim nga ora 19:00 në Parc y Scarlets në Lanelli.
Kjo është ndeshja e gjashtë kualifikuese e vashave kosovare dhe e fundit njëkohësisht në kuadër të Grupit 4 të Ligës së Kombeve.
Nga pesë ndeshje deri më tani, Kosova ka pësuar po aq humbje duke mos arritur të shënoj asnjë gol.
Vashat e trajneres Anneli Andersen, synojnë që të shkaktojnë befasi ndaj Uellsit që ndodhet në pozitën e parë në Grup.