Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Publikohet ”Nusja ma e bukur”, kënga e dy ikonave Adelina Ismaili dhe Sabri Fejzullahu

Publikohet ”Nusja ma e bukur”, kënga e dy ikonave Adelina Ismaili dhe Sabri Fejzullahu

Është publikuar projekti i shumë pritur ”Nusja ma e bukur” që bëri bashkë dy ikonat e muzikës shqiptare Adelina Ismaili dhe Sabri Fejzullahu.

Kënga me tekst të shkruar nga vet Adelina, me muzikë të Xhevdet Gashit dhe orkestrim nga Florent Boshnjaku, erdhi e realizuar me videoklip ku artistja duket e kuruar në çdo detaj si gjithmonë.

Ky është një rikthim i Adelina Ismailit pas një kohe të gjatë mungese në skenën muzikore dhe kënga u prit mjaft mirë nga publiku i shumtë i dyshes.