Qindra tifozë kanë pritur dje Luka Modric në stadiumin HSK Zrinjski.
Modric ka mbërritur në Mostar me rastin e promovimit të filmit HŠK Zrinjski – Story of Pride, në të cilin merr pjesë, duke folur për ndeshjet që ka luajtur për Zrinjski.
Kapiteni i kombëtares kroate është rrethuar menjëherë nga fansat, me të cilët ka pozuar para fotografëve dhe ka firmosur fanellat me të cilat është pritur.
Modric nënshkroi shumë autografe dhe veçanërisht interesant ishte takimi i shkurtër i Modricit me Franjo Dzidic, trajnerin e parë të kraotit, ose më saktë njeriun e parë që i dha atij një shans në futbollin senior.“Yll im”, tha Dzidic kur pa Modricin duke i ardhur në krahë.