Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > IPK: Polici dyshohet se aksidentalisht plagosi 16-vjeçarin me armë zyrtare në kokë, rasti ndodhi në shtëpinë e të dyshuarit

IPK: Polici dyshohet se aksidentalisht plagosi 16-vjeçarin me armë zyrtare në kokë, rasti ndodhi në shtëpinë e të dyshuarit

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar zyrtarin policor në Istog, që plagosi tezakun e tij 16-vjeçar. Atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra.

Nga IPK kanë deklaruar se viktima është plagosur në kokë dhe se rasti dyshohet se ka ndodhur në shtëpinë e zyrtarit policor i cili deri në këtë fazë të hetimit dyshohet se aksidentalisht ka shkrepur armën zyrtare, raporton Express.

“Personi i dyshuar në këtë rast (zyrtari policor) është arrestuar nga Inspektorati Policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale  “vrasje e mbetur në tentativë”  kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra. Hetuesit e IPK-së së bashku me njësitin e forenzikës, njësinë rajonale të hetimeve dhe njësi të tjera do të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur incidenti në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, kanë deklaruar nga IPK për Gazetën Express.

Gjendja e të miturit, i cili po trajtohet në QKUK është shumë e rëndë. Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i ka thënë Gazetës Express se ai ndodhet akoma në sallën e operacionit.

“Shumë e rëndë. Në sallë të operacionit është ende”, ka thënë shkurtimisht Syla.

Deklarata e plotë e IPK’së:

Sot pas mesnatës Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se ka ndodhur një incident me armë zjarri në fshatin Dubravë të Istogut ku një person ishte plagosur në kokë.

Hetuesit e IPK-së menjëherë i janë përgjigjur thirrjes kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar

Personi i plagosur në këtë rast (i moshës 16 vjeçare i cili ka lidhje familjare me policin) është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës e pastaj është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Bazuar në hetimet preliminare fillestare dyshohet se rasti ka ndodhur në shtëpinë e zyrtarit policor i cili deri në këtë fazë të hetimit dyshohet se aksidentalisht ka shkrepur armën zyrtare.

Personi i dyshuar në këtë rast (zyrtari policor) është arrestuar nga Inspektorati Policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale  “vrasje e mbetur në tentativë”  kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra.

Hetuesit e IPK-së së bashku me njësitin e forenzikës, njësinë rajonale të hetimeve dhe njësi të tjera do të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur incidenti në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës

Powered by WordPress