Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Detaje tronditëse, si e plagosi polici tezakun e tij në Istog ?

Detaje tronditëse, si e plagosi polici tezakun e tij në Istog ?

Një ndejë familjare mbrëmë në fshatin Dubravë të Istogut u shëndrrua në skenë tronditëse për familjen Hoti dhe Kamberaj.

Polici Fatjon Hoti e ka qëlluar me armë në kokë tezakun e tij, Geti Kamerajn.

Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pa dashje në kohën kur zyrtari policor, Fatjon Hoti po bëhej gati që të nisej për punë.

Plagosja ka ndodhur në ambientet e brendshme të shtëpisë aty ku disa familjarë ishin mbledhur në një ndejë qefi.

16 vjeçari i plagosur është dërguar në QKUK atje ku gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.

Aktualisht i plagosuri Kameraj ndodhet në operacion ndërsa polici Hoti është dërguar në mbajtje.

Powered by WordPress