Një person është plagosur dje me armë zjarri në Istog. I plagosuri është transferuar menjeherë për trajtim në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Por gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.
Drejtorin i Emergjencës Naser Syla, ka thënë për Indeksonline se gjendja e tij avzhdon të jetë e rëndë.
“I plagosuri është në gjendje të rëndë. Për momentin është në sallë të operacionit, po i nënshtrohet një nderhyrje kirurgjike”, tha ai.
Ndryshe në lidhje me rastin është arrestuar zyrtari policor Fatjon Hoti, I cili nga pakujdesia kishte plagosur personin I cili tashmë gjendet në gjendje të rëndë.
Polici nga fshati Dubravë dyshohet se ka qëlluar një familjar në një ambient privat.