Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet për ngacmim dhe sulm ndaj policëve një person në Prishtinë

Arrestohet për ngacmim dhe sulm ndaj policëve një person në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë të hënën pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “ngacmim”, e pastaj gjatë arrestimit ka rezistuar dhe sulmuar zyrtarët policorë.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të veprës Ngacmim dhe gjatë arrestimit i njëjti ka rezistuar dhe sulmuar zyrtarët policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.

Edhe në Gjakovë një person është arrestuar pasi i kishte kërcënuar zyrtarët policorë.