Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Ekipi Olimpik i Kosovës pranoi flamurin shtetëror përpara nisjes drejt Parisit

Ekipi Olimpik i Kosovës pranoi flamurin shtetëror përpara nisjes drejt Parisit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të flamurit shtetëror te ekipi Olimpik i Republikës së Kosovës, para nisjes së tyre për në Paris, në kuadër të Lojërave Olimpike të Parisit 2024, të cilat mbahen nga 26 korriku deri më 11 gusht.

Kryeministri Kurti vlerësoi ekipin e sportistëve.

“Të gjithë ju së bashku, përfaqësoni ëndrrat dhe shpresat e Kosovës. Ju jeni shembulli i asaj që mund të arrihet me punë të palodhshme, disiplinë dhe besim në vetvete. Rruga drejt Parisit nuk është e lehtë, por e kemi dëshmuar se kur jemi bashkë jemi të gatshëm të përballojmë çdo sfidë që na del përpara”, tha kryeministri Kurti.

“Ju, i keni të gjitha, andaj kur të dilni në fushën e lojës në Paris, të dini që të gjithë ne jemi me ju. E gjithë Kosova është me ju. Mos harroni se çdo hap që bëni, çdo fitore që arrini, është një fitore për të gjithë ne”, tha në fund të fjalës kryeministri Kurti.

Powered by WordPress