Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Ja përse një dush me ujë të ftohtë është zgjidhja ideale në këtë të nxehtë

Ja përse një dush me ujë të ftohtë është zgjidhja ideale në këtë të nxehtë

Dushi me ujë të ftohtë ndikon pozitivisht në shëndetin tonë. Këto janë disa nga benefitet:

Rrit imunitetin dhe qarkullimin e gjakut
Të pershkoni trupin me ujë të ftohtë mbasi keni mbaruar dushin, mund të rrisë qarkullimin e gjakut, I cili përcohet me anë të arterieve në cdo pjesë të trupit. Rritja e qarkullimit të gjakut gjithashtu mund të ndihmojë përsa i përket disa lloj problemesh me lëkurën apo zemrën si edhe presionin e ulët të gjakut. Ndihmon në ‘pastrimin’ e arterieve të bllokuara dhe rrit sistemin imunitar.

Lëkurë dhe flokë më të shëndetshëm
Uji i nxehtë mund t’ju thajë lëkurën dhe flokët. Mbasi të mbaroni procesin e larjes, në fund përdorni ujë të ftohtë, ai është një mënyrë natyrale për të ngushtuar kutikulat dhe poret. Ai ndihmon që vajrat natyral në lëkurë dhe skalp të mos largohen aq shpejt bashkë me ujin. Duke mbajtur një nivel të caktuar vaji, pra një balancë, ju do të keni flokë të butë, të shëndritshëm dhe që mbi të gjitha duken natyral. Gjithashtu kjo teknikë ndihmon edhe për të mbajtur pastër skalpin.

Ju zgjon nga gjumi
Të gjithë e kemi atë ndjesinë që mbasi bëjmë një dush me ujë të ngrohtë në mëngjes, duam të rikthehemi përsëri në krevatin tonë, apo jo? Në këtë rast uji i ftohtë është shpëtimtari juaj. Ndërkohë që uji me temperaturë të ulët ju prek në qafë, kjo ju bën që të merrni frymë thellë. Niveli i oksigjeniit të thither rritet duke rritur gjithashtu edhe rrahjet e zemrës. Gjaku pompohet më shpejt dhe më shumë në të gjithë trupin duke ju dhënë një ndjesi natyrale energjie. Do të jeni gati për të shkuar në punë!

Ul nivelin e stresit dhe depresionit
Uji i ftohtë gjithashtu është zbuluar të ulë nivelin e acidit uric dhe të rrisë atë të glutathioni-t, një antioksidant që konsiderohet si më i nevojshmi për shëndetin e trupit. Një studim tjetër ka zbuluar se terapia me ujë të ftohtë rrit humorin dhe ka efekte anti-depresive me zero efekte negative apo rrezikun e krijimit të varësisë.

Largon dhimbjen e muskujve
Një studim në vitin 2009 zbuloi se dushi me ujë të ftohtë mbas vrapimit apo ciklizmit ishte mjaft i mirë sepse zgjat edhe efektin e këtyre aktiviteteve në muskujt e trupit.

Herën e parë që do ta provoni duhet ta bëni me një lloj rregulli.

Në fillim duhet të filloni me këmbët, për të vazhduar me duart, qafën, e në fund kurrizin.

Powered by WordPress