Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Pirja e cigareve elektronike edhe për një periudhë të shkurtër kohore mund të shkaktojë astmë

Pirja e cigareve elektronike edhe për një periudhë të shkurtër kohore mund të shkaktojë astmë

Shkencëtarët nga Universiteti i Hjustonit kanë publikuar një studim që tregon se njerëzit që pinë cigare elektronike në një periudhë shumë të shkurtër kohore mund të fitojnë një predispozitë për të marrë astmë.

Rezultatet e këtij studimi tregojnë se njerëzit plotësisht të shëndetshëm pas përdorimit të këtyre cigareve për një periudhë prej vetëm 30 ditësh kanë një rrezik 252 për qind më të lartë për të zhvilluar astmë më vonë në jetë, raporton Journal of the American Medical Association.

Një nga autorët e këtij hulumtimi, prof. Dr. Adriana Perez, tha se edhe hulumtimet e mëparshme kanë vërtetuar dëmin për shëndetin e cigareve të tilla, por se kjo është hera e parë që vërtetohet shkencërisht se sa kohë duhet për të dëmtuar rëndë shëndetin dhe për të krijuar predispozita serioze për zhvillimin e mëtejshëm të astmës.

“Përcaktimi i qartë i një periudhe vetëm një mujore të shijimit të cigareve të tilla, që tregon një probabilitet të lartë të zhvillimit të ardhshëm të këtij lloji të sëmundjes së frymëmarrjes, shpresojmë se do t’i ndihmojë njerëzit të mendojnë me kujdes përpara se të angazhohen në këtë lloj kënaqësie”, shtoi ajo.

Theksohet veçanërisht nevoja për të analizuar më tej ndikimin e cigareve elektronike në shëndetin e të rinjve, por është gjithashtu e nevojshme të përcaktohet rreziku për grupmoshat e tjera.

Powered by WordPress