Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Çfarë pritet të ndodh sot në vendin tonë?

Çfarë pritet të ndodh sot në vendin tonë?

Ngjarjet e ditës: 16 korrik

09:00
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)

09:30
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve organizon ngjarja lansuese, “Dritares për Investime të Diasporës”. Marrin pjesë, kryeministr Albin Kurti, Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey M. Hovenier, Ministri, Hekuran Murati, dhe Drejtori Menaxhues i FKGK-së, Besnik Berisha.

10:00
Mbahet konferencë shkencore me titull “Kontributi i Azem Galicës në çështjen kombëtare”.

10:20
Përurohet Unaza e Vogël e Qytetit në Shtime. Merr pjesë ministri i MMPHI-së Liburn Aliu.

11:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit, për Pasqyrat Financiare Vjetore të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror për vitin 2023. Të ftuar: Përfaqësuesit e ASHNA-së.)

12:00
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, mban ceremoni përkujtuese në njëmujorin e vdekjes së Sylë Tahirsylajt, ish-drejtor i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

13:00
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, diskuton lidhur me dinamikën kohore të intervistimit të dëshmitarëve.

14:00-16:00
Shpallja e aktgjykimit në rastin Pjetër Shala.

18:00
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet ambasadës së Francës në Kosovë dhe Anibarit për projektin “Génésis”.